Zhvatën studentët, merret vendimi për pedagogun në Korçë dhe sekserin e tij

Gjykata ka lënë në burg pedagogun e Korçës Alket Dino dhe sekserin Xhevi Dervishi pasi merrnin para nga studetët në këmbim të provimit.

Gjykata ka vlerësuar provat se pedagogu u ka marrë para studentëve në këmbim të dhënies së notës kaluese për provimet.

Policia e Korçës në bashkëpunim me SPAK arrestoi pak ditë më parë pedagogun Alket Dino në Universitetin “Fan Noli” me akuzën e korrupsionit duke marrë para në këmbim të notave kaluese në provime.

Dino punonte si pedagog i Shkencave Sociale në Universitetin “Fan Noli” në qytetin e Korçës.

Së bashku me Dinon ka rënë në pranga edhe Xhevi Dervishi që funksiononte si sekser ndërmjet studentëve dhe pedagogut.

Të dy siguronin sasi nga 300 euro deri në 500 mijë lekë të vjetra nga studentët duke i siguruar se do të kalonin provimet.


Shtuar 27.09.2020 11:53