Nuk ndalet Zuckerberg, sjell botën virtuale në Facebook (ViDEO)
Facebook ka prezantuar versionin e parë të realitetit virtual në programin e tij.

Mark Zuckerberg prezantoi kufjet Oculus Rift të lidhura me rrjetin social në konferencën "Oculus Connect në San Francisko.

Programi i ri i lejon njerëzit që të bashkohen në një hapësirë të njëjtë virtuale dhe të bëjnë çdo gjë, prej shikimit të videove, bërjes së fotografive e deri tek transportimi në sipërfaqen e planetit Mars.

Zuckerberg ishte në gjendje që të transportohej nga skena në San Francisko në zyrën dhe shtëpinë e tij, dhe madje ishte në gjendje që të thërriste gruan e tij me të cilën u lidh me anë të Messenger-it– e gjitha kjo në botën virtuale.

Më sipër keni botën virtualeZuckerberg. /albeu.com/

Shtuar më 06/10/2016, ora 23:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori