Humbi djalin e vetëm në lule të moshës, shkrimtarja shqiptare i dedikon një libër

Jo më lart se në maj të 2018 shkrimtares Flutura Açka i vdiq djali i saj i vetëm.

Vetëm 18 vjeç, ai u nda nga jeta pas sëmundjes së rëndë.

Kjo ngjarje ishte një tragjedi e madhe në jetën e saj, aq sa nëpër intervista të ndryshme është shprehur se se ende vijon të jetojë me ndjesinë se i biri një ditë do ta telefonojë.

Ndërsa, sot ajo ka ndarë me të gjithë adhuruesit e saj një lajm sa të bukur, aq edhe emocionues.

Përmes një postimi në “Facebook”, Açka ka publikuar kopertinën e librit të saj më të ri me titull “Biri”, i cili pritet të dalë në treg gjatë këtij muaji.

Postimi i plotë

“Biri”, së shpejti…

Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të.

“Biri” është libri im i radhës për lexuesin shqiptar, pikëtakimi i afërm me të.

Përgjatë shtatorit…


Shtuar 5.09.2020 07:59