Nokia vjen në shtator me dy smartfonë të rinj (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Nokia pritet të debutojë me dy smartfonë të rinj në eventin IFA në shtator. Në media ja publikuar së fundmi disa imazhe të telefonave si edhe disa informacione të reja mbi këto pajisje.

Bëhet fjalë për Nokia Lumia 730 dhe Nokia Lumia 735, versioni më i ri. Ky i fundit mendohet të jetë versioni me 4G LTE, ndërsa 730 mendohet të funksionojë me dy karta në rrjetin 3G. Te dy telefonët shfaqen në ngjyrë të bardhë dhe të zezë edhe pse kompania ka konfirmuar se do të jenë dhe në ngjyra të tjera. Këta telefonë priten të jenë një sukses që do të rrisë goxha shitjet e smartfonëve me sistem operativ Windows.

Lumia 730 do të ketë një ekran HD 4.7 inç, një çip Snapdragon quad-core, 1 GB memorie, 8 GB memorie të jashtme dhe kamera 6.7 dhe 5 megapixel. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori