Nokia sjell Lumia 525
Pas prezantimit të Lumia 520, smartfoni më i shitur me Windows Phone në gjithë botën, Nokia prezanton tani Lumia 525. Telefoni i ri funksionon me Windows 8 të optimizuar dhe ka proçesor 1 GHz dual-core Qualcomm Snapdragon si dhe 1GB RAM – të dyja janë të përmirësuara nga Lumia 520.

Lumia 525 ka ekran 4 inç (800 x 480 pixels), një kamer 5-megapixel, e cila suporton regjistrimin e videove në HD në 720p dhe me 30 frames-per-second. Hapësira e kujtesës është 8 GB dhe mund të zgjerohet me karta micro SD deri në 64 GB – po ashtu, ofrohen falas edhe 7 GB në SkyDrive. Çmimi do të jetë 199 $ dhe smartfoni do të jetë i disponueshëm prej datës 14 dhjetor në Singapor. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2013, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori