Nokia, ofron internet pa pagesë në Londër
Nokia do të ofrojë deri në fund të vitit 2011 shërbimin e internetit wireless pa pagesë në qendër të Londrës. Nga sot të gjithë do të mund të përdorin shpejtësinë e lartë të internetit. Nëse fushata e Nokias do të rezultoi e suksesshme atëherë ajo mund të shtrijë afatin kohor.

Kjo është një prej ofruesve të internetit pasi në Londër edhe shumë kompani të tjera kanë bërë një gjë të tillë.

Shpejtësia e internetit të ofruar nga Nokia është 20 megabit për sekondë për të shkarkuar ndërsa do të ketë një limit prej 1 megabit për përdorues.

Nokia po ndërmerr këtë fushatë për të kuptuar se si do të jetë shërbimi i internetit në të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori