Rama-ministreve: Pse gjithë ky entuziazëm për bashkëpunim me ministrin e Kosovës?! Ti Liburn tani do kesh 3 gra

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me ministrin e Kosovës të Infrastrukturës, Liburn Aliu, teksa është shprehur se të gjitha gratë duan të bashkëpunojnë me të.

Duke folur për marrëveshjen mes dy vendeve për zonat ndërkufitare, Rama tha se “Shpresoj mos t’i ngelet hatri askujt, por ka një entuziazëm të madh për bashkëpunim me Liburnin.

Nuk e di për shkak se janë dy ministre, apo është një gjë tjetër, por besoj se ti Liburn do ta ndash përvojën dhe me tjerët, sepse ka shumë frustrim nga të tjerët, se pse nuk kemi dhe ne Liburnin për bashkëpunim”.

Pjesë nga diskutimet:

Rama: Kalojmë në dy pika tjera me rëndësishme. Unë po sjell në vëmendje marrëveshjen për përmirësimin e rrugëve të fshatrave kufitarë.

Ministri i Kosovës: Kjo është marrëveshje e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për zona të thella, për fshatra që e kanë kufirin në mes. Me zhvendosjen e kufijve, u ndërtua Kukësi etj. Shpeshherë na bie që nga dy palët ndërtohen rruët deri buzë kufirit, por mbetet një pjesë aty. Kjo marrëveshje do të mundësojë që mbase kompania që bën pjesën e rrugës në Shqipëri të realizojë edhe pjesën e Kosovës, ose e kundërta. Marrëveshja prek direkt interesin e shqiptarëve në zonat e thella.

Balluku: Do ngremë një komitet të përbashkët, që ka si synim të shohë gjendjen rrugore. Me ngritjen e komitetit, do të nisim menjëherë nga puna.

Rama: Shpresoj mos t’i ngelet hatri askujt, por ka një entuziazëm të madh për bashkëpunim me Liburnin. Nuk e di për shkak se janë dy ministre, apo është një gjë tjetër, por besoj se ti Liburn do ta ndash përvojën dhe me tjerët, sepse ka shumë frustrim nga të tjerët, se pse nuk kemi dhe ne Liburnin për bashkëpunim. Për ju të dy nuk ka asnjë lloj zilie, xhelozie, fare fare, përkundrazi. Ajo që do të thoja përtej shakasë, është se do të ishte mirë që në mbledhjen e ardhshme, të prezantohet një master-plan i integruar për rrugët ndërkufitare, për temën e mjedisit në atë zonë, gjë që do të donte dhe përfshirjen e ministrve të Bujqësisë. Kështu që Liburn tani do të kesh tre gra, me të cilat do të bashkëpunosh.


Shtuar 20.06.2022 12:51