Pamje të rënda: Burri dhunon barbarisht gruan në mes të rrugës (VIDEO)

Pamje të rënda vijnë nga Italia, ku një burrë ka dhunuar barbarisht një grua.

Me maskë të spostuar në qafë dhe me syze, burri e kap vajzën nga xhupi, e godet me grushte në fytyrë e shkelma në bark. Më pas ai e tërheq zvarrë në anën tjetër të rrugës dhe kur e reja i lutet që ta lërë të ikë, ai e pështyn në fytyrë.

“Bastarde”, dëgjohet t’i thotë dhe më pas nuk kuptohet mirë. Në mesin e tyre futet edhe një burrë tjetër, por që nuk ja del dot mbanë ta ndalojë dhunuesin dhe largohet. Pasi ai e godet sa mundet largohet dhe e lë vajzën të shtrirë në tokë.


Shtuar 13.04.2020 09:58