E kryer: Haaland ka zgjedhur Manchester City, detajet e marrëveshjes

Erling Haaland me shumë mundësi do të veshë fanellën e Manchester City, ku më parë është aktivizuar edhe babai i tij, Alfie. “DailyMail” raporton se drejtuesit e klubit anglez i kanë biseduar edhe kushtet personale të lojtarit për kontratën.

Detaji tjetër që zbulohet edhe se City do të paguajë 63 milionë sterlina për klauzolën e lirimit, si dhe një pagesë për nënshkrimin dhe komision për agjentin e njohur Mino Raiola.

E gjithë fatura do të kapë shifrën e 100 milionë sterlinave, e përballueshme për Manchester City, që rivalin kryesor për transferimin e Haaland ka spanjollët e Real Madrid.

PSG dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmund, i cili është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim për momentin. / h.ll/albeu.com