Njihuni me kasën që do t'ju mbrojë nga spiunimi (FOTO LAJM)

I njohur për zbulimet e tij të qeverive të botës, Edward Snowden, ka krijuar një kasë të re për iPhone, që është e projektuar t’i tregojë përdoruesit kur ndonjë informacion i tij është duke u dërguar nga pajisja e tij pa dijeninë e tij.

Ai e krijoi këtë pajisje në bashkëpunim me ekspertin e hakerimit harduerik, Andrew Bunnie Huang.

Pajisja në fjalë, është krijuar duke u bazuar në dyshimet se një celular mundet dhe spiunohet.

Kasa që montohet në celular, përmban një vegël matjeje që vazhdimisht kontrollon nëse antenat e brendshme të celularit janë duke dërguar sinjale.

Kasa ka një ekran të vogël i cili i tregon përdoruesit për çdo gjë që celulari është duke transmetuar. Se si duket kjo kasë mund ta shihni foton më lart. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2016, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori