Qeveria e RMV përcaktoi propozimin për ndryshime në Kushtetutë, pret konsensus ndërpartiak në Kuvend

Qeveria e Mqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Propozimit për aderim në ndryshime me udhëzime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendosi që dokumenti të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

“Propozimi për aderim në ndryshimin e Kushtetutës është përgatitur nga grupi punues i përbërë nga ekspertë, profesorë eminentë nga disa universitete të vendit, si dhe përfaqësues të partive politike, me mbështetjen unanime të përmbajtjes së tekstit, pas së cilës pika u fut në rendin e ditës të seancës së sotme të qeverisë me propozim të Ministrisë së Drejtësisë. Propozimi është përgatitur në bazë të Konkluzioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar në seancën e mbajtur më 16 korrik 2022, ndërsa i lidhur me Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe me qëndrimin e përbashkët dhe deklaratën hyrëse të BE-së në Takimin politik të Konferencës ndërqeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut, në përputhje me përcaktimin e saj strategjik për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, është e vendosur të zbatojë zotimet e marra në kuadër të Kornizës së Negociatorëve dhe negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian që filluan me mbajtjen e të Konferencës së parë Ndërqeveritare, të mbajtur më 19 korrik 2022”, theksohet në kumtesën.

Ndërhyrjet në Kushtetutë, thekson shërbimi për shtyp i Qeverisë, i referohen shtimit të pjesëve të kombeve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 të Kushtetutës, kur numërohen pjesët e kombeve në vendin tonë.

Siç theksohet në kumtesë, ndryshimet kushtetuese të propozuara forcojnë karakterin multietnik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Vendi ynë është shembull i suksesshëm i demokracisë funksionale, multietnike në rajon dhe në Evropë dhe shembull i respektimit të të drejtave civile dhe të njeriut, prandaj në vendin me të drejtë shihet si në Evropl në miniaturë. I kemi treguar rajonit, Evropës dhe botës se bashkëjetesa e komuniteteve të ndryshme në këtë vend, me shekuj përgjatë historisë dhe sot, dhe respektimi i ndërsjellë i traditave dhe kulturave të ndryshme është pasuri dhe avantazh. Republika e Maqedonisë së Veriut i praktikon vlerat evropiane dhe meriton që pas anëtarësimit në NATO, të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, thekson shërbimi për shtyp i qeverisë.

Qeveria vlerëson se qytetarët dhe shteti kanë një “shans të papërsëritshëm për të konfirmuar rrugën evropiane, për të përshpejtuar integrimin evropian dhe për të arritur këtë synim evropian deri në vitin 2030”.

Vendimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndryshimin e Kushtetutës, thekson Qeveria, do të mundësojë mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në deri në dhjetor 2023, hapjen e kapitujve në negociata, intensifikimin e reformave dhe anëtarësimin e shpejtë në BE-së.


Shtuar 19.07.2023 07:27