Policia e Tiranës ka vënë në pranga pronarin e shtëpisë në Kamëz ku punëtori ra në pus dhe humbi jetën.
Viktima mësohet se po pastronte pusin kur ra brenda dhe fatkeqësisht nuk u nxorr dot i gjallë nga aty.
Pronari i banesës akuzohet se ka shkelur rregullat që kanë të bëjën me punën dhe me sigurinë e punëtorit.
Në videon bashkëngjitur lajmit mund të shikoni forcat e zjarrëfikësve duke u munduar të nxjerrin viktimën nga pusi shumë i ngushtë duke rrezikuar kështu edhe vetë jetën e tyre.
NJOFTIMI I POLICISE:
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi i shtetasit Q. M., pasi në Bathore, në rrugën “Rozafa”, si pasojë e mosrrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, gjatë pastrimit të pusit në banesën e tij, ka rënë brenda tij dhe ka humbur jetën punëtori shtetasi Q. H. /albeu.com/