Një makinë e ndërtuar me pjesë "varrezash" (FOTO-LAJM)

Kemi publikuar shpesh në portalin Albeu, lajme të modifikimeve të makinave nga persona të ndryshëm nga e gjithë bota. Tashmë po publikojmë edhe makinën e realizuar nga Sali dhe Veton Vranovcit nga qyteti i Pejës.

Atyre i është dashur tre vite për të relizuar këtë projekt, ndërsa materialet e përdorura për ndërtimin e makinës janë marrë në varrezat e makinave në Pejë dhe më pas janë përpunuar.

“Materiali është alumin dhe inoks. Nuk ndryshken dhe rezistojnë për një kohë të gjatë”, shprehet Vetoni.

Një problem jo të vogël ndërtuesit e kësaj makine kanë hasur edhe me dizajnin. Me dëshirën për të prodhuar dicka sa më origjinale ata kanë ndryshuar jo pak herë pjesë të ndryshme të automobilit. Vetoni tregon se kanë pasur jo pak kërkesa për të ndërtuar edhe makina të tjera të këtij lloji, por koha e gjatë që nevojitet për një prodhim të tillë ka bërë që njerëzit të heqin dorë. Por të shumta kanë qenë edhe ofertat për blerjen e makinës aktuale. /albeu.com/



Shtuar më 09/10/2012, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori