EMRI/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar në Durrës, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Maminas, kanë ndaluar automjetin tip “Range Rover”, me të cilën shtetasi Enger Muça po qarkullonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Policia e Durrësit për rastet e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin Enger Muça, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Maminas, kanë ndaluar automjetin tip “Range Rover”, me të cilën shtetasi Enger Muça po qarkullonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.


Shtuar 20.08.2021 08:44