Në klipin e fundit, Ariana Grande konfirmon lidhjen e saj të re (VIDEO)

Ditën e djeshme Ariana Grande dhe Justin Bieber publikuan bashkëpunimin e tyre “Stuck with you”. Klipi bëri pjesë shumë njerëz, që kanë dërguar videot e tyre gjatë kohës së kaluar në karantinë. Në mesin e tyre shfaqet edhe Ariana, teksa përqafohet me një djalë.

Ai është agjenti i pasurive të patundshme, Dalton Gomez. Në disa momente Grande dhe Gomez tregojnë momente private të lidhjes së tyre.

“Ai ka qenë kërcimtar dhe kanë shumë miq të përbashkët. Ajo e ka njohur më shpejt me karantinimin. Kanë kaluar shumë kohë vetëm në shtëpi”, tha një burim në mars për “E!News”.


Shtuar 9.05.2020 07:57