Niset fluturakja "Soyuz" në stacion ndërkombëtar
“Soyuz”, një fluturake me tre anëtarë në bord, ka fluturuar drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor nga qendra hapësinore ruse në Kazakistan.

Raketa ishte lansuar në orbitë pa problem, me ç’rast deri në stacionin e planifikuar do të duhej të arrinte pas dy ditëve, ku tre astronautë do të qëndrojnë 6 muaj.

Lansimi ishte shtyrë një muaj e gjysmë pasi që gjatë testimit u vërtetua se fluturakja nuk ia dilte të mbyllej hermetikisht.

Këta tre astronautë do t’u bashkohen edhe tre të tjerëve, të cilët tashmë gjenden në stacion që nga muaji dhjetor.
Anëtarët e bordit janë dy rusë dhe një amerikan.
Shtuar më 15/05/2012, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori