Nis “lufta” Apple - Google
Apple ka hequr nga shitja on line disa modele të iPad dhe iPhone pas vendimit të një gjykate në Gjermani se kompania ka shkelur patentat e Motorolës. Apple ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin. Në vijim të betejës pritet që Apple të hapë luftë ndaj Google, që ka blerë Motorolën.

Apple ka hapur një çështej gjyqësore ndaj telefonave Razr, që kanë sistem operimi Google Android.

Me çështjen e fituar nga Motorola janë hequr nga shitja on line, iPhone 3G, iPhone 3GS si dhe të gjithë modelet 3G të iPad. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2012, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori