New York Times online, qe nga 2011-ta me pagese
Albeu.com
The New York Times ka paralajmëruar që prej vitit të ardhshëm do të aplikojë sistemin e pagesës për leximin e artikujve në webfaqen e vet. Do të aplkohet "modeli matës" që do të thotë se shfrytëzuesit do të paguajnë për ...... qasje pasi të kenë lexuar një numër të caktuar artikujsh në muaj, kurse parapaguesit e rregullt në versionin e shtypur në letër do të kenë mundësinë e qasjes pa kufizim dhe gratis. Model të ngjashëm tashmë përdor Financial Times, por edhe një varg botuesish tjerë të shtyrë nga rënia e të hyrave nga reklamat dhe shitja e versioneve në letër mendojnë për modele të ngjashme për rritje të të hyrave.

Edhe pse tani për tani në webfaqet e veta ka rreth 20 milionë vizitorë në muaj, në The New York Times thonë që modelin e ri të pagesës do ta konsiderojnë të suksesshëm edhe nëse do të kenë vetëm 250.000 vizitorë të cilët pagujanë për përmbajtjet përmes Internetit. Kjo kompani edhe më parë kishte eksperimentuar me pagesën për përmbajtjet e veta në Internet, por e tëra u ndërpre në vitin 2007 me arsyetimin se nuk ishin tërhequr mjaft vizitorë sa ishte planifikuar, gjegjësisht të hyrat ishin më vogla se që ishte pritur.
Shtuar më 02/02/2010, ora 16:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori