Nëse nuk e keni Messenger, harroni mesazhet në Facebook
Facebook para dy vitesh largoi të gjitha veçoritë e mesazheve në aplikacionet për iOS dhe Android, duke zhvendosur komunikimin në një aplikacion të ndarë të quajtur Messenger.

Edhe sot e kësaj dite, ka ende shumë njerëz të cilët nuk e kanë instaluar Messengerin në celularët e tyre.

Në vend të tij, e kanë përdorur versionin për ëeb në celularë, duke i lejuar të komunikojnë me miqtë në Facebook pa e shkarkuar Messengerin. Por duket se kjo do të marrë fund së shpejti, pasi përdoruesit që kanë provuar ta përdorin veçorinë e mesazheveFacebook në këtë mënyrë janë njoftuar se bisedat janë duke u zhvendosurMessenger, dhe se shumë shpejtë, mesazhet mund të lexohen vetëm përmes tij. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori