Në tetor prezantohet modeli i ri i Padfone
Kompania “Asus” në mesin e muajit tetor do të prezantojë modelin e ri të Padfone-s, hibridit ndërmjet telefonit të mençur dhe tablosë i cili duke u lidhur me tastierën e jashtme, mund të shfrytëzohet si kompjuter klasik portativ.


Kjo pajisje do të posedojë ekranin me diagonale 4.7 inç, me rezolucion 1280x720 pikselë, do të punojë me procesorin katërbërthamësh 1.5GHz Qualcomm dhe do të ketë 2GB RAM. Opsionet e tjera që mund t’i presim është kamera me rezolucion 13MP, 2.140mAH bateria, mbështetja për NFC dhe 4G LTE. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2012, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori