Përfundon me sukses hedhja e Felix Baumgartner, thyen rekordin (VIDEO)
UPDATE - Sportisti austriak i disiplinave ekstreme Felix Baumgartner, ka përfunduar me sukses avanturën e tij të sponsorizuar nga Red Bull Stratos për të kryer hedhjen më të lartë me parashutë, dhe njëkohësisht më të shpejtë në histori.

43-vjeçari Baumgartner, është njeriu i parë që sfidoi shpejtësinë e zërit.

Pasi arriti në lartësi prej 39 mijë metrash, Baumgartner filloi të lëshohej.

Hedhja e lirë e Felix Baumgartner zgjati 4 minuta e 19 sekonda ndërsa koha totale e hedhjes ishte 9 minuta e 3 sekonda.

Gjatë hedhjes së lirë, shpejtësia e Felix Baumgartner për 30 sekonda arriti në 980 km/h ndërsa në sekondën e 40 shpejtësia arriti në 1137 km/h, duke thyer rekordin e deritanishëm. Pas këtij momenti, Baumgartner hapi parashutën duke ngadalësuar shpejtësinë.

Baumgartner kishte të veshur një kostum mbrojtës me presion ndërsa hedhjen e tij vetëm nga interneti e kanë ndjekur mbi 7 milionë njerëz.

Në bashkëpunim me Redbull, edhe Portali Albeu ka transmetuar drejtëpërdrejtë hedhjen nga gjithësia të Felix Baumgartner.

Rekordi për hedhje nga lartësia është ai i vitti 1960, i kolonelit të Forcave Ajrore Joe Kittinge, i cili u hodh nga 31 kilometra.

Më poshtë ju ftojmë të shihni videot e këtij eventi. /albeu.com/

Nisja për në hapësirë:


Dalja nga kapsula dhe hedhja:
Shtuar më 14/10/2012, ora 19:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori