“Ndihmësi” i Facebook, dënohet me 8 muaj burg
Një student 26-vjeçar nga Britania e Madhe u dënua me 8 muaj burg sepse u shpall fajtor për hakerim ndaj Facebookut. Glenn Mangham sipas pohimeve dëshironte të ndihmonte Facebook-un në përmirësimin e sigurisë, por në të vërtetë shkaktoi panik të vërtetë në këtë kompani.

Britaniku në muajin prill të vitit të kaluar hakeroi llogarinë e një të punësuari në Facebook, dhe duke përdorur të dhënat e tija, vodhi kodin sekret të Facebook-ut. Me anë të këtij kodi, Mangham kishte mundësi të rrëzonte tërë Facebookun.

Mangham në gjykatë tha se qëllimi i tij nuk ishte i keq, por se vetëm dëshironte të ndihmonte në përmirësimin e sigurisë së Facebookut. Dicka të ngjashme ai kishte bërë edhe më herët kur i pati tërhequr vërejtjen Yahoosë për disa lëshime në sistemin e tyre. Madje ai i kishte ndihmuar ata që të riparonin këto lëshime dhe ishte shpërblyer për punën e tij.
Shtuar më 21/02/2012, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori