Klitschko me mesazh prekës: Pas një ore mund të jetë shumë vonë, veproni mos prisni (VIDEO)

Ish-kampioni i botës, Wladimir Klitschko përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Twitter iu ka adresuar gjithë botës, dhe ka kërkuar ta ndalojnë këtë luftë.

Unë jam Wladimir Klitchko dhe po i adresohem tërë botës për ta ndaluar këtë luftë që Rusia e ka nisur. Sot, civilët janë goditur nga raketat. Me operacione speciale civilët po vriten dhe po ndodh në zemrën e Evropës. Nuk ka kohë për të pritur sepse do të çojë në katastrofë të njerëzimit. Duhet të veproni tani, të ndaloni agresionin rus me çdo gjë që mundeni, tani. Pas një ore ose nesër mund të jetë shumë vonë. Ju lutem, veproni tani, mos prisni. Veproni tani, ndalojeni këtë luftë”, tha Klitschko.


Shtuar 26.02.2022 16:49