Ndalohet "WhatsApp" në Brazil
Ështe ndaluar përkohësisht në Brazil, aplikacioni "WhatsApp", pas vendimit të një gjykatësi, pasi kompania ka hezituar të japë informacionet e kërkuara nga gjykata për një rast të hetimeve kriminale, shkruan BBC.

Ky është pezullimi i tretë brenda dy viteve, i cili zgjati për disa orë, duke ndikuar kështu tek miliona përdorues.

Megjithatë, gjykatësi nga Gjykata Supreme, Ricardo Lewandowski, më vonë ka tërhequr vendimin për ndalesë duke thënë që është disproporcional.

"WhatsApp", ka deklaruar që nuk ka pasur qasje në informacionet e kërkuara.

Pezullimi i fundit ka ndodhur në muajin maj, duke ndikuar rreth 100 milion përdorues./albeu.com
Shtuar më 21/07/2016, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori