NASA zbulon 715
planete të reja.
Planetet, të cilat rrotullohen rreth 305 yjeve të ndryshëm, u zbuluan nga teleskopi “
Kepler” i hapësirës dhe u verifikuan duke përdorur një teknikë të re, me anë të së cilës shkencëtarët shpresojnë ta bëjnë më të shpeshtë zbulimin e planeteve dhe detajimin e tyre.
Planetet e zbuluara të martën, e të raportuara të mërkurën, u verifikuan të gjithë duke përdorur të dhënat e dy viteve të para të eksplorimit të “
Kepler”, gjë që nënkupton se ka ende shumë për të zbuluar.
“Kemi mundur të hapim një ‘tunel’ të ri, për të pasur akses në ‘qelizat’ bazë të kësaj çështjeje, për t’iu dhënë juve 20 herë më shumë
planete, nga sa janë zbuluar ndonjëherë njëkohësisht”, tha Jack Lissauer, një shkencëtar i hapësirës në Qendrën Kërkimore “Ames” të NASA-s, në Kaliforni.
I hedhur në hapësirë në Mars të vitit 2009, observatori i hapësirës “
Kepler” ishte i pari mision i NASA-s, që do të kërkonte për
planete të ngjashme me Tokën, të cilat janë brenda ose pranë “zonës së banueshme”, një zonë që përcakton
planetet me një distancë të konsiderueshme nga një yll dhe me një temperaturë të moderuar, të cilat mund të mbajnë ujë të lëngshëm.
“
Kepler ka qenë me të vërtet diçka që ka ndryshuar rregullat e lojës për ne, për të kuptuar realisht diversitetin e pabesueshëm të planeteve dhe sistemeve planetare në Galaktikën tonë”, tha Douglas Hudgins, një shkencëtar i divizionit të astrofizikës në NASA.
NASA thotë se 95% e planeteve të zbuluara nga “
Kepler” janë më të vogla se Neptuni, i cili vet është 4 herë më i madh se Toka. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014,
ora 12:59