Të rinjtë e pasur “tallen” me policinë, “AMG” bën “drift” para komisariatit (VIDEO)

Një i ri “i ccmendur” ka vendosur të bëjë një veprim të pazakontë mbremjen e sotme para komisariatit nr.6 në kryeqytet.

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga JOQ, i riu ka vendosur të sfidojë haptazi policinë e Lleshit, duke xhiruar gomat e makinës së tij luksoze.

Makina tip “Mercedes AMG” bën disa herë “drift” para portës së komisariatit, pa e prishur aspak terezinë.

Ai është filmuar nga një tjetër person, i cili nis të qeshë me veprimit e të riut.

Pas disa çastesh, tek dera e komisariatit shfaqet një oficer policie, por nuk ka ndërhyrë.

Më pas, i riu largohet qetësisht dhe i pashqetësuar.

Ky veprim i të riut jo vetëm që ka rrezikuar kalimtarët, por ka sfiduar haptaqzi autoritetin e Policisë së Shtetit.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Te rinjte e pasur te kryeqytetit tallen me Policine e Shtetit. Video eshte bere te komisariati i policise ne Tirane. Faleminderit!


Shtuar 21.01.2020 19:23