"mspot" tani është e Samsung-ut
“Samsung” e bleu kompaninë nga Kalifornia, atë “mSpot”, e specializuar për “streaming” (transmetimin direkt të përmbajtjeve) për telefona celularë dhe tablo.

Kompania jugkoreane nuk e precizoi vlerën e transaksionit të cilin disa medie amerikane e vlerësojnë rreth dhjetë milionë dollarë, njoftojnë mediet e huaja.

Të gjitha pajisjet e reja të “Samsung-ut” do të përmbajnë mSpot radio, video dhe shërbime muzikore.


Shtuar më 20/05/2012, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori