Humori banal në ekran e teatër, Gent Zenelaj mendon ndryshe! Pse grinden në makinë aktorët?

“Të prezantoj ‘Babain’” është komedia e vënë së fundmi në teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës me regji të Adelina Muça.  Kjo e fundit së bashku me Suela Bako dhe Gentian Zenelaj ishin në ‘Abc e Pasdite’s me Ermal Peçinku treguan të pathënat dhe backstage të shfaqjes.  Rruga drejt tyre për ta ishte stresuese për shkak të trafikut dhe shpjetësisë me të cilin ecin pjesa më e madhe.

“Vajtja jonë çdo natë me prova në Durrës në autostradat tona të çmendura është një stres më vete që ti normalisht e trasmeton edhe në prova”, pohoi Genti.

“Është një makth”, shtoi Suela.

Ermali i pyet: Komedia e ekranit dhe teatrit si janë njëra më tjetrën?

Genti ka qëndrim që komedia e skenës dhe e ekranit janë të dyja humor. Sipas tij e qeshura është qeshur dhe është jo e saktë kur gazetarët e shtypit të shkruar I etiketojnë shpesh si batutë Portokallie, Kosherje apo Klanifornie. Batuat sipas Gentit duhet të përdoren me masë dhe inteligjencë.

Nga ana tjetër Adelina theksoi se është cështje vepre dhe mënyrë se si do ta shesësh një shfaqje. Sa i takon komedive, Adelina ëstë tek pjesa klasike apo realiste.

Meraku tjetër i madhe mes tyre ka qenë edhe situata e Covid 19 dhe sikletet e harrimit të ndonjë teksti. Suela dhe Genti rrëfyen se gjatë rubrikës “E mendoj/ S’e mendoj’ ,se në kthim mes tyre ka pasur gjithmonë biseda se kush harroi çfarë apo se cili prej tyre e tha diçka ndryshe nga skenari.

“Rruga e kthimit nga Durrësi në Tiranë, unë dhe Suela jemi: ti harrove këtë, unë harrove këtë, ti e thë ndryshe…”, tregoi Genti. Ky i fundit së bashku me Adelinën teksa ishin në shfaqje mendonin edhe nëse në publik mund të ishte edhe ndonjë i infektuar me koronavirus. Adelina në fund tha se shfaqja do të jetë edhe në Tiranë. Një zile alarmi pothuajse prishi bisedën dhe shkaktoi shumë të qeshura, kush ishte? Ndiqni bisedën në Youtube.


Shtuar 22.11.2021 18:31