Motorola së shpejti me telefonin “Moto M” që do të mbajë 1 muaj bateri
Nëse ka një problem me telefonat e zgjuar pavarësisht se sa të sofistikuar janë , është jëtëgjatësia e baterisë se tyre.

Por Motorola mund të ketë një telefon të ardhshëm që do ta ndryshojë të gjithë këtë.

Falë një postimi nga @krispitech në “ Verge” është zbuluar se telefoni “Moto M”do të vij me një kapacitet të baterisë me 5,100mAh.

Bateria 5,100mAh është tepër e fuqishme në vetvete. Sipas të dhënave, bateria do të mundësojë që të flasim 78.69 orë, dhe të jetë e qëndrueshme për 768.61 orë, e cila është afërsisht një muaj në qoftë se ju nuk e përdorni atë në mënyrë të vazhdueshme.

Specifikat e tjera përfshijnë një çips Qualcomm Snapdragon 625 me 3GB / 4GB RAM (modele të ndryshme për tregje të ndryshme), deri në 64GB e hapësirës së magazinimit, si dhe mbështetje për microSD.

Ai gjithashtu do të vijë i instaluar me Android 6.0 Marshmalloë. Nuk ka asnjë informacion tepër të detajuar se kur ky telefon do të hidhet ne treg.
Shtuar më 29/10/2016, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori