Ngjan fiks si ajo, ç’mendim ka Angelina Jolie për të dashurën e re të Brad Pitt (FOTO LAJM)

Brad Pitt është fotografuar teksa mbërriti në Francë me një avion privat me modelen 27-vjeçare Nicole Poturalski.

Aktori 56-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, i cili u nda nga gruaja e tij Angelina Jolie në vitin 2016, ka nisur tashmë një romancë të re me modelen gjermane.

Burimet për “The Sun” thanë se ata dukeshin si “adoleshentë të dashuruar” pasi u fotografuan së bashku për herë të parë në një aeroport në jug të Francës.

Dyshja u pa duke dalë nga një avion privat në Aeroportin Le Castellet, pasi Pitt raportohej se kishte fluturuar nga Los Angeles për në Paris për t’u takuar me Poturalski-n.

“Ata po putheshin dhe Brad ishte jashtëzakonisht i vëmendshëm ndaj saj”, tha një burim për revistën OK!.

Poturalski ka gjithashtu një ngjashmëri të madhe me Jolie, sot 45 vjeç, por sigurisht kur ishte më e re.

Raportet sugjerojnë që Poturalski dhe Pitt po kalojnë kohën së bashku në shtëpinë e bukur të pushimeve të Pitt, Chateau Miraval, që ai e bleu për 67 milionë dollarë në vitin 2011 me Jolie.

Por, ç’mendim ka Angelina për lidhjen e ri të ish-bashkëshortit?

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se burimet pranë saj kanë treguar se në fakt Jolie nuk është aspak e interesuar për jetën private të Pitt dhe aq më pak për 29-vjeçaren.

“Angelina-s i intereson se si do të ndikojë marrëdhënia e tij e re tek fëmijët, por në aspekte të tjera ajo nuk ka ansjë interes të dijë detaje rreth jetës sentimentale të Pitt. Ajo nuk ka asnjë lloj ndjesie romantike për Brad ndaj nuk është aspak në vëmendjene saj raporti i aktorit me modelen”.


Shtuar 28.08.2020 07:57