Mos u shqetësoni nëse ju bie në tokë, ky smartphone ka një ekran vetë-riparues
Pëlqej
Një nga gjërat më të tmerrshme në botë është padyshim momenti kur smartphone i juaj i ri ju bie në tokë dhe i thyhet ekrani.

Imazhi fillon të bëhet i mjegullt, është më e vështirë të shkruani tekste dhe ndonjëherë edhe ju çan dorën nëse krisja është e fortë. E vetmja gjë që e rregullon është zëvendësimi i ekranit që do ju marrë një shumë të konsiderueshme. Jo më! Për fat të mirë, një kompani ka menduar që të rregullojë këtë problem.

Motorola po punon mbi një ekran të vetë-rregullueshëm që të mos ju zërë më paniku kur t’ju bjerë në tokë. Në vend që të përdorin xhamin, një pajisje e re nga Motorola do të mbështeten në atë që po e quajnë “shape memory polymer”, që me fjalë të tjera do të thotë plastikë e ndryshueshme. Polimeri do të vetë-rregullohet kur nxehtësia aplikohet në pjesën e dëmtuar.

Dhe nxehtësia nuk vjen nga ndonjë tharëse flokësh ose diçka e tillë, pasi nxehtësia për të riparuar ekranin mund të vijë edhe nga brenda smartphone-it dhe mund të vihet në punë nëpërmjet një aplikacioni.

Presupozohet se teknologjia e re do të jetë e aftë të dallojë gërvishtjet ose të çarat e vogla dhe t’i rregullojë vetë. Megjithatë, nëse e çara do të jetë shumë e madhe në ekran, teknologjia e re me shumë gjasa nuk do të punojë.



Shtuar më 05/09/2017, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori