Nuk ishte vrasje! Zbardhet ngjarja në Elbasan: I moshuari preu damarët dhe u hodh nga pallati

Ka marrë një kthesë të re ngjarja në Elbasan ku një i moshuar u gjet i vdekur në rrugë.

Viktima i cili u gjend i pajetë në një lagje në Elbasan, është identifikuar si Ramadan Kupi, 67-vjeç dhe sipas burimeve ka kryer vetëvrasje.

Dyshohet se pasi ka prerë damarët, viktima është vetë hedhur nga kati i katërt i pallatit, ku dhe ai banonte.

Viktima mund të ketë qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe sipas ekspertizës mjeko ligjore mësohet se plagët në kokë i ka marrë për shkak të goditjes gjatë rrëzimit.

Po ashtu, nga ekspertiza e kryer është konstatuar që ka pasur shtyllën kurrizore të thyer dhe kocka të tjera në trup. /albeu.com/

 

 


Shtuar 23.05.2021 12:29