Mikroprocesor organik fleksibël: Endrra më afër realitetit
Njё kёrkim qё mund tё shёnoje njё pikë kthese në teknologji. Kёshtu është cilёsuar krijimi i fundit nё fushën e teknologjisё. Ai është krijuar në Europë nga njё grup studiuesish belg dhe bёhet fjale per mikroprocesorin organik tё parё fleksibёl.

Ky krijim paraqet njё kapacitet informatik tё krahasueshёm me procesorёt e viteve 1970, kёshtu qё pёrdorimi i tij ёshtё ideal vetёm pёr funksionet mё tё zakonshme, por nga ana shkencore paraqet njё gjetje shumё tё rendёsishme.

Hulumtuesit belg shpjegojnё se pёr tё kontrolluar fushёn elektrike tё gjysmёpёrcuesve ёshtё aplikuar njё lloj "porte" dhe se per tё realizuar kёtё duhen pёrdorur vetem 4.000 transistorё, nё krahasim me qindra miliona tё nevojshёm pёr ҫipet e teknologjisё se lartё qё pёrdoret sot. Mikroprocesori organik fleksibel eshte 25 mikron i trashё dhe i veshur me dy shtresa ari. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2011, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori