Përfundon takimi Rama-Veliaj, kryebashkiaku largohet me biçikletë

Ashtu sikundër u raportua më herët, kryeministri Edi Rama ditën e sotme mblodhi në takim krebashkiakët e qyteteve.

Me të përfunduar mbledhja në kryeministri me një pjesë të kryebashkiakëve, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur që të largohet nga mbledhja me biçikletë, ndërkohë që Rama do të vijojë mbledhjen me një pjesë tjetër të kryebashkiakëve.

Gjatë ditës së djeshme Rama zhvilloi mbledhje dhe me të gjithë deputetët, ku theksoi se nuk do të mbahen zgjedhje të parakohshme lokale, pavarësisht pretendimeve të bëra nga ana e opozitës jashtëparlamentare.


Shtuar 8.07.2020 10:45