Krimi në 2010 i mori jetën? I riu shqiptar priste të bëhej baba i binjakëve

Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shtetas shqiptar  M.D. 37 vjeç, banues në Athinë.

Krimi ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Thivon 81 në Nikea. Djali 37 vjeçar ndodhej në një pikë karburanti siç shihni në galeri, biznes që ishte regjistruar në emrin e gruas së tij greke.

Bashkëshortja, tashmë e ve, ishte shtatzënë dhe që të dy po prisnin të vinin në jetë binjakët e tyre.

Ajo që ndodhi mbrëmë në Nikea, sipas policisë, lidhet me një vrasje të ndodhur në 2010, për të cilën është akuzuar M.D., atëherë 26 vjeç.

Viktima akuzohej për vrasjen e një bashkatdhetari 30-vjeçar në 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli të Athinës.

Atë natë, 30-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një lokal ku po argëtohej në Kypseli. Papritur u sulmua nga një burrë, i cili e qëlloi dy herë dhe e plagosi për vdekje.

Në vendngjarje atëherë u gjetën dhe konfiskuan dy këllëfë 9 mm, të cilat ishin dërguar në laboratorët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike për ekzaminime laboratorike dhe krahasuese. Nga hetimet rezultoi se arma e përdorur ishte e njëjta që mbante 37-vjeçari M.D., i arrestuar më pas, për trafik kokaine.

Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë mosmarrëveshje financiare mes autorit dhe viktimës.

Mirëpo, 37-vjeçari përfundimisht u shpall i pafajshëm pasi pretendoi se arma ishte përdorur nga një person tjetër dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen në Kypseli.

Vihet re se korrikun e kaluar ka ndodhur një sulm me bombë në Vari në zyrat e kompanisë së naftës, në rrjetin e së cilës bën pjesë edhe pika e karburantit ku ndodhi atentati i djeshëm.

Megjithatë, drejtuesit e ELAS-it i shkëputin plotësisht dy ngjarjet nga faza e parë e hetimit të tyre.

 


Shtuar 17.11.2021 08:03