E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Microsoft ndërpret mbështetjen për Windows 7
Microsoft po bind të gjithë ato që nuk i kanë pajisur kompjuterat e tyre me Windoës 10, të paktën të instalojnë Windows 8, pasi mbështetja për Windows 7 do të përfundojë sot.

Koncepti mbështetja për Windows 7 do të përfundojë ka të bëjë me faktin se nuk do të sillen risi të reja në këtë sistem operativn ndërkohë konfirmohet se ai do të marrë përditësime të sigurisë deri më 14 janar 2020.

Me përfundimin e mbështetjes së përgjithshme, nuk do të ketë më mbështetje në internet nga Microsoft. Kështu përdoruesit duhet të paguajnë që të përfitojnë nga përditësimet e reja, ndërsa përdoruesit e Windoës 8 mund t’i përfitojnë ato falas.

Qëllimi i Microsoft-it është që të bind njerëzit që të blejnë Windoës 10, që të përfitojnë një shfletues më të mirë uebi, integrimin e Cortana-s dhe disa veçori dhe përditësime të reja. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori