Microsoft jep kodin e sistemit Windows falas
Pëlqej
Albeu.com
Microsoft ka deklaruar se do të ofrojë me liçncë të gjithë kodin burues të sistemeve operativë Windows Server. Vendimi i grupit Microsoft, i udhëhequr nga Bill Gates u morë pasi komisioni evropian i vendosi në vitin 1994 një gjobë rekord për të kontestuar abuzimin e pozicionit dominues në tregun e sistemeve operativë.“Ne mendojmë se kemi respektuar detyrimet e vendosura nga komisioni evropian. Deri tani kemi nxjerrë 12000 faqe me të dhëna teknike dhe kemi ofruar 500 orë suporti teknik falas, por komisioni evropian ka kërkuar më tepër dokumentacion”, ka thënë zëvendës presidenti i Microsoft, Brad Smith. Në këtë pikë, nënvizoi Smith,” është e qartë që kodi burues është maksimumi që mund të japim, kështu nuk ka asnjë dyshim që kemi respektuar të gjitha kërkesat e komisionit”. Shekulli

Shtuar më 16/02/2006, ora 09:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori