Microsoft heq dorë nga Yahoo-ja
Albeu.com
Microsoft ka hequr dorë nga blerja e kompanisë Yahoo Inc, pasi që kjo e fundit kishte kërkuar 47.5 miliardë dollarë.Korporata Microsoft ka hequr dorë nga blerja e kompanisë Yahoo Inc, pasi që kjo e fundit kishte kërkuar edhe 5 miliardë shtesë në ofertën e gjigantit të softuerëve, respektivisht 47.5 miliardë dollarë.
Oferta e Microsoftit ishte 33 $ për aksion, ndërsa Yahoo ka kërkuar 37 $ për aksion, ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i Microsoftit, Steve Ballmer. Fillimisht, tre muaj më parë, gjiganti i softuerëve kishte ofruar 31 dollarë për aksion të Yahoo-së.

"Besojmë se kërkesat e Yahoo-së nuk kanë kuptim për ne, dhe është në interesin e aksionarëve të Microsoft-it, punëtorëve dhe të tjerëve që ne të tërhiqemi nga kjo ofertë”, ka thënë Ballmer.

Analistët vlerësojnë se Yahoo-ja e ka mbiçmuar veten dhe sipas tyre, mund të pritet rënia e vlerës së aksioneve të kësaj kompanie, qysh të hënën kur do të hapet bursa botërore. (telegarfi)
Shtuar më 05/05/2008, ora 23:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori