Microsoft po planifikon të nxjerrë në treg
smartwatch-in e tij, një monitor i vogël touch prej 1.5 polësh, që do të mbahet tek kyçi i dorës. Sipas “Wall Street Journal”, kompania e Bill Gates u ka porositur ndërmarrjeve aziatike përbërësit për një aparat elektronik të ngjashëm me një orë dore.
Për disa persona ky lajm është vetëm një gjysmë-risi, pasi që prej vitit 2008,
Microsoft kishte zhvilluar teknologjinë SPOT,
Smart Person Object
Technology, që u mundësonte objekteve të ndryshme elektroshtëpiake të lidheshin përmes radios me MSN Direct, ose përmes kabllit të kompjuterit, për të marrë informacione mbi motin, trafikun dhe bursën. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013,
ora 14:15