E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
“Microsoft” dhe “Nokia” marrëveshje bashkëpunimi
Microsoft” blen operacionet e kompanisë telefonike “Nokia” për 5.4 miliardë euro ndërsa “Nokia” do të liçensojë patentat e saj dhe shërbimet hartuese për “Microsoft”.

Marrëveshja mes kompanive do të finalizohet në fillim të vitit 2014, kur rreth 32 mijë punonjës të “Nokia” do të transferohen tek “Microsoft”. “Është një hap i rëndësishëm drejt së ardhmes, fitimprurës për punonjësit, aksionerët dhe konsumatorët e të dy kompanive”, deklaroi Steve Ballmer, shef ekzekutiv i “Microsoft”.

Transaksioni është diçka që do të aprovohet nga aksionerët e “Nokias” dhe entet rregullatore, raportojnë mediat ndërkombëtare në edicionet online. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2013, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori