E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Mësoni anglisht lehtësisht përmes Facebook-ut
Mësimi i një gjuhe githmonë ka qenë një sfidë për të rinjtë. Ekzistojnë mijëra libra me metoda të ndryshme për të mësuar një gjuhë, në veçanti anglishten.

Sot, në kohën kur Facebook.com është ndër faqet ku njerëzit kalojnë më së shumti kohën, edhe mësimi i një gjuhe përmes këtij rrjeti social shihet si një mënyrë mjaft efikase.

Nisur nga ky fakt, vëllezërit Vlorjan dhe Shkëlzen Saiti nga Kumanova kanë vendosur që të hapin një faqe në Facebook, ku me një mënyrë të thjeshtë por shumë efektive t'u mundësojnë rë rinjve mësimin e anglishtes përmes Facebook-ut.

Ata për çdo ditë postojnë në faqen e tyre nga një fjalë në anglisht të shoqëruar me një foto ilustruese, me kuptimin dhe shqiptimin në shqip.

Për më shumë ndiqni faqen e vëllezërve Saiti: https://www.facebook.com/Çdo-ditë-anglisht-112210935501193/
Shtuar më 13/10/2015, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori