Mercedes më në fund lanson modelin AMG Project One
Pëlqej
Mercedes-AMG Project One ka lansuar super makinën që është punuar në bashkëpunim me Formula 1, ka katër motorë elektrikë, si dhe një motor të vogël me 1.6-litra.

Përvec shpejtësisë së lartë, Project One ka shkathtësi të madhe në lëvizje dhe mund të zë edhe kthesa të ashpra, duke iu falënderuar krahut si të peshkaqenit që ka në pjesën e pasme.

Një nga rivalët më të mëdhenj të Ferrari, McLaren dhe Porsche, ka nivel të lartë luksi, është i rehatshëm dhe me mundësishumta teknologjike.

Por, të interesuarit për këtë makinë, edhe sikur t’i kenë 2.3 milionë euro që të paguajnë për të, nuk kanë mundësi ta blejnë sepse të gjitha 275 njësitë janë shitur.

Shtuar më 13/09/2017, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori