Basha bën premtimin e madh: Nëse bëhem kryeministër, askush s’merr më tre mandate!

Kreu i PD, Lulzim Basha, nënvizoi si pikë të rëndësishme të programit të qeverisjes së tij kufizimin e pushtetit.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Basha tha se nëse ai fiton zgjedhjet do t’i propozojë Kuvendit kufizimin deri në dy mandate të kryeministrit. madje nëse një gjë e till nuk do të pranohet nga ligjvënësi, Basha tha se do t’i drejtohet popullit me referendum.

“Kufizimin në dy mandate të kryeministrit unë do ta bëj ligj dhe nëse Kuvendi nuk do ta pranojë unë do ta shtroj në referendum. Nëqoftëse një kryeministër nuk e arrin në dy mandate atë që ka premtuar atëherë kur do ta bëjë më. Ideja do të jetë kufizimi i pushtetiti me masa reale.”, tha Basha.

Më tej kreu i demokratëve shtoi se do të propozojë reforma kushtetuese për rikthimin e sistemit mazhoritar në zgjedhje dhe riformatimin e parlamentit në dy dhoma. /Opinion.al


Shtuar 17.09.2020 20:23