Mbi 1 miliard përdorues të internetit përmes celularit
Kur bëhen sondazhe apo studime sesa ka arritur në të vërtetë numri i përdoruesve të internetit në botë, tani bëhet fjalë për një hap më larg, atë sesa klikojnë www. nga aparatet celularë.

Kështu, sipas një studimi të fundit, numri i shfrytëzuesve të internetit celular në botë pritet që gjatë vitit 2011, ta tejkalojë shifrën prej një miliard shfrytëzuesish, transmeton NOA njoftimet e agjencive botërore.

Ndërsa deri në vitin 2015, parashikohet të jenë rreth 3.8 miliardë të tillë.

Prej tyre, 400 milionë parashikohet të jenë vetëm në rajonin aziatiko-pacifik, ndërsa në Amerikën e Veriut dhe Evropën Perëndimore do të ketë nga 200 milionë shfrytëzues të internetit përmes celularit.
Shtuar më 19/01/2011, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori