Masa drastike nga Instagram, heq postimet e dietave dhe kirurgjisë kozmetike
Ndalimi i produkteve të dobësimit dhe kirurgjia kozmetike. Ndryshimi do të përhapet edhe në Facebook. Thuajini lamtumirë dietave që premtojnë rezultate të mrekullueshme brenda një kohe të shkurtër: rrjeti social Instagram ka njoftuar se në javët e ardhshme do të n ndalojë postimet dhe reklamat që tregojnë produkte për humbje peshe ose kirurgji kozmetike nga profilet e përdoruesve nën 18 vjeç vjet.

Në disa raste, këto përmbajtje do të hiqen direkt nga platforma, "nëse zgjidhjet promovohen si madhështore ose janë të lidhura me oferta tregtare, për shembull me një kod zbritje".

Ndryshimi, i cili prek gjithashtu ndikuesit e përfshirë në bashkëpunime tregtare, do të jetë i vlefshëm edhe për Facebook, pronar i rrjetit social bazuar në fotografi.

Menaxherja e politikave për audiencën në Instagram, Emma Collins tha: "Ne duam që Instagram të jetë një vend pozitiv për të gjithë dhe kjo masë e fortë kundër produkteve të hollimit është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për të zvogëluar presionin që njerëzit ndonjëherë ndiejnë duke përdorur mediat sociale, të ushtruar pjesërisht nga industria e kozmetikës dhe dietave".

Një kërkesë për heqje për këtë lloj njoftimi erdhi në shkurt nga Stephen Poëis, drejtori mjekësor i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli.

Me atë rast, Powis pretendoi se reklamimi i produkteve për humbje peshe kishte një efekt të dëmshëm mbi shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve.
Shtuar më 19/09/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori