Martesa alla-Apple
Albeu.com
Çifti amerikan ‘maniak’ pas Apple martohet në një dyqan të Nju Jorkut në ditën e Shën Valentinit. Një çift amerikan, Josh dhe Ting Li, të cilët janë të fiksuar pas produkteve Apple, u bënë të parët që martohen brenda një prej dyqaneve të gjigandit teknologjik.Çifti, nga Nju Jorku, tha “iDo” (Pranoj) në dyqanin Apple të qytetit në Bulevardin e Pestë, në 12.01 në ditën e Shën Valentinit në një ceremoni të dominuar nga produktet e kompanisë dhe referenca të tyret.

Dyshja, që u takua në dyqanin Apple, bën që prifti i tyre të vishej si Steve Jobs, shefi ekzekutiv i kompanisë, lexuan betimet e tyre nga iPhone e tyre, ndërsa unazat ishin lidhur me një fjongo të mbështjellë rreth një iPod të gjeneratës së parë.

Pjesë e betimeve të tyre përfshinte një citim nga CEO i Apple që thotë: ”Duhet të besoni se pikat do të bashkohen disi në të ardhmen. Ju duhet të besoni në diçka – aftësinë tuaj, fatin, jetën, karmën, çfarëdo qoftë. Ky këndvështrim nuk më ka zhgënjyer kurrë.”

Zonja Ling, e veshur në një vello pa rripa, pati shkruar betimet e saja në një kartolinë që thuhej “Të dua më shumë se ky” e ndjekur nga një foto e iPhone.

Detajet e martesës së paautorizuar, në të cilën morën pjesë rreth 30 miq, doli në shesh pasi një nëpunës i Dyqanit Apple, cicëroi rreth martesës në Twitter, faqja e mikro-ditarit elektronik.

“Ne u njohëm me njëri-tjetrin sepse Josh po shikonte për të blerë një iPod… dhe unë arrita të filloja një bisedë në atë mënyrë,” tha zoti Ting, i cili ishte veshur me një kostum dhe kollare rozë.

“Bëja shaka se Dyqani Apple ishte kisha ime, sepse nuk jam besimtar, dhe doja gjithçka Apple.

“Ting pastaj erdhi me idenë e të bërit dasmë atje.”

Henry Hu, një mik që bëri zyrtare martesën, shkroi në një ditar se kishte pasur vështirësi të gjente petk të njëjtë me atë që vesh Jobs.

“Kërkova në çdo dyqan dhe përfundova duke e gjetur… në Sears… për 4.97$… në raftin e pastrimit… Madhësi shumë e madhe…”, shkroi ai.

“Mesa duket, jakat breshkë e zezë nuk janë ‘në modë’ këtë sezon.

“Pas shumë përgatitjeve dhe ankthi duke pritur për ardhjen e momentit, ishte një sukses i madh.”

Sipas një ditari elektronik të dyqaneve Apple, ceremonia nuk ishte e autorizuar nga Apple, por stafi “nuk ndërhyri”.

Një video e martesës, e cila ishte filmuar nga një telefon i shitësit të hotdogëve, i cili punon përballë dyqanit, është postuar gjithashtu në YouTube.

Disa bënë shaka poshtë saj duke thënë se ishte montuar me Windows Media Maker.

Nuk dihet se ku e ka bërë çifti muajin e mjaltit.
Shtuar më 22/02/2010, ora 17:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori