Makinën e Obamës nuk e do askush
Makina e përdorur nga presidenti amerikan, Barack Obama, tre vite përpara se të bëhej president, nuk po gjen asnjë blerës. Ajo ka dalë në ankand në eBay, por nuk ka pasur asnjë ofertë.

Makina Chrysler 300C me 19 milje të bëra mund të bëhet e juaja me një çmim së paku 1 milion dollarë. Normalisht një makinë e tillë shitet rreth 17 mijë dollarë me ato kushte. Por kur atë e nget presidenti, atëherë merr një simbolikë të veçantë. Veçse duket se askujt nuk po i intereson kjo.

Duket e çuditshme kur makina Peugeot e presidentit iranian Ahmedinaxhad u shit për 1 milion dollarë, kurse Mercedes-i i Hitlerit për 1.6 milion dollarë. Edhe Ford-i i Papa Gjon Palit është shitur për 690 mijë dollarë.

Obama e përdori makinën nga viti 2005 deri në vitin 2007 dhe më pas mori një Ford Escape Hybrid, për tu përshtatur me qëndrimet e tij pro ambientit.
Shtuar më 03/02/2012, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori