Nëse jeni në mesin e atyre që e konsiderojnë mbrojtjen më të mirë kundër ajërit të ndotur mbylljen në makinë, duhet ta dini se e keni plotësisht gabim. Sipas një studimi të fundit të kryer në Francë, smogu i vërtetë krijohet
brenda veturës kur mbyllni dritaret dhe thithni ajrin nga kondicioneri i saj.
Kjo sipas hulumtuesve, e kthen veturën në një përqendrim të vërtetë të ndotjes.
Kështu, sipas Airparif, agjencisë që monitoron cilësinë e ajrit në Francë,
brenda në automjete, ndërsa ato ecin, regjistrohen nivelet më të larta të
dyoksidit të
karbonit që udhëtari thith gjatë udhëtimit.
Aiparif citon se, për shembull, për një distancë prej 45 minutash, udhëtari
brenda veturës thith një sasi prej 190 ug/m3 të
dyoksidit të
karbonit.
Shtuar më 04/02/2012,
ora 11:32