Roma-Inter, Mourinho me disa mungesa për ndeshjen e madhe

Ditën e shtunë në orën 18:00, në stadiumin Olimpiko të Romës do të luhet super ndeshja midis Romës dhe Inter-it.

Ekipi kryeqytetas i Mourinhos do të futet në fushë me disa mungesa të rëndësishme. Përveç të dëmtuarit Pellegrini, Roma ka dhe dy mungesa për shkak skualifikimi, Abraham dhe Karsdorp. Për të mos u mjaftuar me kaq, situata ndërlikohet pasi mungesave i shtohet edhe El Shaaraëy. Gjatë ndeshjes me Bologna, “Faraoni” ka pësuar një goditje në këmbën e tij të djathtë duke e bërë të qëndrojë të paktën 3 javë jashtë fushave.

Vina dhe Cristante janë gjithashtu dy të rrezikuarit për sfidën e madhe pasi ende nuk janë rikuperuar komplet./h.ll/albeu.com


Shtuar 3.12.2021 07:55