Rregullat thyhen me të dyja këmbët, kryeministri Rama dhe të tijtë pa maska (VIDEO)

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vizituar Kavajën.

Ai është ndalur në kantierin e shkollës 9-vjeçare dhe parashkollor, Shtodhër, e cila sipas kryeministrit në këtë nëntor 2020, do të jetë gati për të pritur 310 fëmijë.

Në videon e publikuar Rama duket se është shoqëruar edhe nga ministri Ahmetaj i cili në një moment i thotë përgjegjësit të punës të ngrejë pak zërin kur flet pasi nuk dëgjohet në kamera.

Por ai e heq maskën fare duke qëndruar njësoj si kryeministri i cili asnjëherë nuk i ka zbatuar rregullat që nxjerr vetë.

Ata janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe asnjëri nuk mban maskë duke i thyer kështu rregullat me të dyja këmbët. /albeu.com/


Shtuar 5.09.2020 12:12